LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rudina Hajdari poshtron Ilir Metën: Mjaft i poshtrove ushtarët, duke i ndërsyer për të shfryrë makthet tuaja, duke fyer qytetarët…të marrë

Rudina Hajdari poshtron Ilir Metën: Mjaft i poshtrove ushtarët, duke i ndërsyer për të shfryrë makthet tuaja, duke fyer qytetarët…të marrë

Presidenti i Republikës duhet të ketë më shumë rrespekt për punonjësit e vet dhe të mos i trajtojë si njerëz të detyruar për të shfryrë makthet e tij dhe për tu përdorur si alibi që Presidenti është normal, por njerëzit rrotull tij sillen si të mangët nga trutë.

Mënyra se si Presidenti Ilir Meta, poshtëron rregullisht zëdhënësin e tij, duke e detyruar të bëjë postime që rëndojnë integritetin e një njeriu normal, na bën të besojmë se Presidenti po keqpërdor vartësit dhe po i paraqet ata në publik si njerëz anormalë.

Postimi i sotëm i zëdhënësit të Presidentit kundër një deputeti të parlamentit, është vetëm një nga këto raste, që tregon se si Presidenti keqpërdor vartësit për interesa egoiste të tij.

Nga ana tjetër Presidenti duhet të ketë më shumë rrespekt për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi qytetarët nuk paguajnë taksa që Presidenti të poshtërojë stafin, për të treguar se ata mund ti vënë emrin çdo budallallëku që i shkon në mend Presidentit. Kjo praktikë duhet të marrë fund, aq më tepër që pas disa muajsh dikujt nga stafi do ti duhet të kthehet sërish në punë si gazetar.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Protesta e banorëve në Laknas, reagon Rakip Suli: Ja vendimi që do merret ditën e hënë

Close