LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Rudina, më bëre gjyq publik”! Myslym Murrizi jep mesazhin e rëndësishëm

“Rudina, më bëre gjyq publik”! Myslym Murrizi jep mesazhin e rëndësishëm

Nënkryetari i parlamentit Myslym Murrizi, i ftuar pasditen e sotme tek ‘Rudina’ ka kërkuar sërish ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj personave me sindromën down.

Ndërkohë më herët ai ka kërkuar falje në një deklaratë për shtyp para disa ditësh.

Për Murrizin, ftesa në emisionin e Rudina Magjistarit shënon edhe daljen e parë në një emision jashtë politikës.

Murrizi tha:

“Unë sinqerisht të falënderoj për ftesën. Nuk është se shoh shumë emisione jashtë politike dhe kjo është një dobësi e jona. Jeni i pari televizion që më ftoni dhe e para moderatore dhe ju thashë që do të vij me qejf dhe do të flas. Të falënderoj shumë që më dhe mundësinë që të kërkoj edhe një herë ndjesë publike, shpirtërore, për të gjithë atë komunitet. Por në një farë mënyre, ju me të drejtë, morët përsipër të më bënit edhe një “gjyq” moral dhe shpirtëror përpara opinionit publik dhe unë ju falënderoj edhe si gjykatëse”.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close