LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rusi, terror në Volgograd, gruaja hedh në erë veten tek stacion hekurudhor

Rusi, terror në Volgograd, gruaja hedh në erë veten tek stacion hekurudhor

Moskë  Të paktën 14 të vdekur dhe 34 të plagosur gjatë një shpërthimi në një stacion hekurudhor në qytetin e Volgograd, në afërsi të rajonit të paqëndrueshëm të Kaukazit në jug të Rusisë.

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Anti-terrorizmit rus, Vladimir Markin tha se incidenti po trajtohet si një akt terrorist, pasi një grua hodhi veten në erë. Sipas tij, një person i sigurisë ndaloi atentatoren të hynte në sallën e pritjes së trenave, duke shpëtuar kështu shumë jetë njerëzish.

Zëdhënësja e policisë, Svetlana Smolyaninova deklaroi në një konferencë për shtyp se shpërthimi ndodhi rreth orës 12:45 me orën lokale. Agjensia ruse e lajmeve Interfax raportoi se shpërthimi ndodhi afër detekorëve të metaleve, në hyrje të stacionit.

Në vengjarje janë mbledhur forca të shumta policie si dhe rreth 30 ambulanca. Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi që të merreshin të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar të plagosurit dhe për të garantuar sigurinë në Volgograd. Ministria e Brendshme Ruse raportoi se 3 policë u plagosën nga shpërthimi dhe një tjetër humbi jetën.

Volgogradi shpalli tre ditë zie për viktimat e shpërthimit në stacionin hekurudhor.

Ky qytet në tetor të këtij viti u godit nga një sulm terrorist, kur një kamikaz hodhi veten në erë duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Gjenden gjurmë gishtash në ngjitësen e eksplozivit nën makinën e prefektit

Close