Home . Aktualitet . Argetim . Salianusi me version të ri: Nuk ka qenë Grigja, por tre të tjera

Salianusi me version të ri: Nuk ka qenë Grigja, por tre të tjera

Pas zhurmës së madhe që bëri biseda erotike e Salianusit me Grigjën, ky i fundi ka bërë një shpjegim të ri për bisedën erotike.

Salianusi shkruan:

“Të dashur miq!

Disa njerëz dashakeqës kanë bërë objekt përfolje kolegen time, në lidhje me bisedën time erotike të regjistruar nga kamerat në Kuvend.

Fotografimi i mesazheve është i saktë, por ajo bisedë nuk është bërë me Grigjën.

Aty janë tre femra të ndryshme, me të cilat unë kam pas raporte kohët e fundit, por që unë të treja i kam shënuar në telefon me G.D.

Kjo, për disa arsye.

E para, pasi për mua G.D, është simbol i femrës seksi dhe më motivon kur bisedoj me femra të tjera.

E dyta, pasi nëse ma sheh e dashura telefonin, nuk dyshon që kam gjë me G.D.

Pra, nuk bëhet fjalë për Grigjën, por për tre femra të tjera me të cilat unë kam lidhje.

Bile një prej tyre është mashkull, është kushëriri im, por unë bisedoj me të si ta kisha të dashur, se e dua shumë.”

Pas deklaratës së fundit të Salianusit, në PD kanë shpërthyer komentet.

I pari ka reaguar Ben Ristani:

“Deklarata e Salianusit është e pandershme.

PD duhet të distancohet nga kjo aferë.

Siç e ka thënë një filozof i njohur, “kush në politikë hyn me shpatë, nga shpata do vdesë”, kush hyn me “pallë” në dorë, nga ajo do ta gjejë.

Dhe këta të dy që kanë hyrë seksualisht në PD, seksualisht duhet të dalin.

Pas Ristanit, ka reaguar dhe Kunati:

“Nuk di çfarë të them. Jam i shokuar.

Nëse do perifrazoja një batutë të vjetër nga Kurveleshi, do thoshja: “Demokratët më të mire, na i kapën dukë q…”. Kaq mund të them.”

I ashpër ka qenë dhe reagimi i Ennos me dy “n”:

“Qëndrimi i Salianusit është i papranueshëm, tha Enno.

Ne jemi alarmuar dhe gjithë Shqipëria është çuditur se si Salianusi ka shkuar me një femër.

Ky do ta thellojë skandalin dhe të thotë kam shkuar me tre.

Ky është fundi i botës”.

Por më i hidhur ka qenë reagimi i ish- deputetit Ruli.

I çuditur shumë nga reagimi i Salianiusit, ai shkruan:

“Vajti keq kjo punë biro!

Në kohën tonë në PD q… gjithë ditën, por nuk flisnim.

Tani flasin gjithë ditën, po nuk q….”

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close