LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Samaras: Ekzistenca e Agimit të Artë, “turp” për Greqinë

Samaras: Ekzistenca e Agimit të Artë, “turp” për Greqinë

Në intervistën e parë të vitit 2014, dhënë për gazetën austriake “Kurier”, kryeministri grek Antonis Samaras është shprehur se “shqetësimi kryesor është të sigurohet zhvillimi, rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, të cilat janë objektiva të të gjitha vendeve të BE”.

Kryeministri vë në dukje se numri i të papunëve në Greqi është sa ai i emigrantëve të paligjshëm dhe kjo mund të formojë një përzierje eksplozive që kërcënon kohezionin social, përkeqëson problemet politike dhe destabilizon vendin, ndaj një zhvillim i tillë duhet të parandalohet.

Referuar prioriteteve të Presidencës greke të BE, kryeministri Samaras thekson se duhet të promovohen axhenda të tilla si zbatimi i bashkimit bankar dhe siguron se “ligji i ri për investimet do të shtrojë qilim të kuq për investitorët”.

Duke folur mbi “recetën” që kontribuoi për uljen e deficitit buxhetor në vitin 2013 dhe për parashikimet pozitive për vitin 2014, Samaras thekson reduktimin e rëndësishëm të deficitit buxhetor dhe riorganizimin e ekonomisë.

Së fundi pyetjes për Agimin e Artë, Samaras iu përgjigj duke thënë se “është turp ekzistenca e neonazistëve në vend” dhe se “në luftën kundër tyre, Greqia përdor mjetet që ofron demokracia”. “Udhëheqësit e kësaj partie janë në burg dhe sistemi i drejtësisë punon”, shprehet Samaras dhe thekson se njerëzit që votojnë Agimin e Artë nuk janë nazistë si liderët e tyre. “Vota kësaj partie i është dhënë vetëm për shkak të recesionit dhe papunësisë”, përfundon intervistën kryeministri grek.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Pas zgjedhjeve në BE, strategji e re për emrin e Maqedonisë

Close