LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sassoli vijon kritikat ndaj vendeve skeptike: Parlamenti Europian rezolutë për negociatat e BE me Shqipërinë

Sassoli vijon kritikat ndaj vendeve skeptike: Parlamenti Europian rezolutë për negociatat e BE me Shqipërinë

Vendimi i Bashkimit Europian, më 18 tetor, për shtyrjen e hapjes së negociatave përpara majit të 2020, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli, ishte gabim. Sassoli, iu rikthye sërish kësaj çështjeje, ku për “Quotidiano.net”, presidenti i Parlamentit Europian, u shpreh se ky vendim i marrë nga Këshilli Europian, ishte gabim, duke shtuar se BE, u kishte premtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se do hapen negociatat, në këmbim të reformave.

“Ne jemi në favor. Ishte një gabim mos fillimi i procesit të negociatave për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte premtuar hapjen e negociatave në këmbim të reformave që janë bërë”, deklaroi David Sassoli. Gjatë fjalës së tij, Sassoli shprehet se siguria e Ballkanit Perëndimor mund ta bëjë zonën europiane më të sigurt. Ndërkohë Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rezoluta në PE vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha “jo” hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesë në listën e liderëve europianë, që janë kundër vendimit që Bashkimi Europian, mori në lidhje me hapjen e negociatave, më 18 tetor, duke i shtyrë për në maj të 2020, është edhe Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme, dhe zv. presidentja e Komisionit Europian.

Mogherini është shprehur se ky vendim, është gabim historik, por që sipas saj, mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur vendimin e BE, për të mos filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Mogherini, e cilësoi mbledhjen e Këshillit Europian më 18 tetor si shumë të vështirë, ndërsa i kushtoi vëmendje dhe arritjeve që Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë. “Krerët e shteteve dhe qeverive kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Europian. Kjo, është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Mogherini.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Pompeo: Trump, i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër Turqisë

Close