LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Sëmundjet që mund të merrni nga qeni juaj

Sëmundjet që mund të merrni nga qeni juaj

Janë shoqëruesit më besnikë të njeriut, por mund të përbëjnë edhe një rrezik serioz për jetën tonë.

Njerëzit, shpesh, i nënvlerësojnë sëmundjet potenciale që mund të marrin nga kafshët e tyre shtëpiake, të cilat mund të jenë mbartëse të salmonelës dhe mund të infektojnë pronarët e tyre me parazitë, kërpudha, shirit dhe baktere rezistente ndaj barnave.

Mirëpo, pronarët e qenve thonë se përfitimet nga mbajtja e një qeni në shtëpi janë më të mëdha sesa rreziqet. Cila nga palët ka të drejtë? Davide Derbyshire ka paraqitur të dhëna (alarmante), për “Mail Online”.

Turbekulozi

Nëse qentë bien në kontakt me një lopë të infektuar, luftojnë me një qelbës, ose hanë mish të infektuar me baktere, ata preken nga turbekulozi. Sëmundja mund të bëhet vdekjeprurëse. Edhe pse rreziku është i ulët, ai mbetet kërcënues.

Krimbat e rrumbullakët (parazitët e zorrëve)

Mendohet se, dy të tretat e hapësirave publike, janë të infektuara me vezë parazitësh. Këta parazitë bëhen të mëdhenj në stomakun e kaninëve (qenve). Vezët mbijetojnë për muaj të tërë në tokë. Nëse punoni në kopsht pa doreza, ose hani ushqim që bie në tokë, vezët mund të përfundojnë brenda stomakut tuaj. Nëse futen në trup, larvat nuk mund të arrijnë “moshën e rritur”, por migrojnë në mushkëri, mëlçi, sy dhe në tru, duke shkaktuar dëmtime serioze, madje edhe vebëri.

Parazitët vdekjeprurës

Shumica e pronarëve të qenve duhet të pastrojnë rriqrat nga trupi i tyre. Këto insekte jetojnë në tokë dhe kapen pas qimeve të kafshës. Ato mund të jenë mbartëse të baktereve që shkaktojnë sëmundjen e Artritit, që shoqërohet me dhimbje kyçesh dhe dridhje.

Shiriti (parazit zorrësh)

Disa prej tyre rriten deri në 10 metra brenda zorrëve tuaja dhe jetojnë atje për 20 vjet. Shumica janë të padëmshëm, por mund edhe të përhapin sëmundjen e quajtur Echinococcus. Nëse qeni infektohet me to, krimbat rriten në stomakun e tyre. Njerëzit mund të infektohen kur qeni i lëpin në fytyrë. Te njerëzit, shiriti shkakton ciste në mushkëri, mëlçi, ose në tru dhe mund të çojë deri edhe në vdekje. Duhen vite që simptomat të shfaqen.

Helmimi nga ushqimi

Qentë nuk e përdorin gjuhën vetëm për t’u pastruar, por edhe për ta zhytur fytyrën në gjëra që mbajnë erë – deri edhe në kafshë të ngordhura. Goja dhe stomaku i tyre mund të jenë një habitat shumimi për salmonelën dhe kampilobakterin, baktere që infektojnë ushqimet dhe që përbëjnë rrezik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Mos i lini t’ju lëpijnë!

LAJMI I MIRË

Duket sikur qeni juaj është një “sëmundje që ecën”, por shumica e këtyre sëmundjeve mund të parandalohen me vaksinime, mjekime dhe kujdes maksimal. Larja e duarve, shmangia e puthjeve, fjetjes me qenin dhe ndarjes së ushqimit me të mbeten primare. Po ashtu, qeni duhet të bëjë ushtrime fizike, që të mbetet i shëndetshëm.

 

Loading...
More in Shendeti
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që mund t’i keni, por nuk e dini!

Close