LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . “Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, por kam guxuar”…

“Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, por kam guxuar”…

E ftuar në emisionin “Diaspora” gazetarja dhe regjizorja e mirënjohur Shenida Bilalli ka rrëfyer rrugëtimin e jetës dhe karrierës së saj në Kroaci. Shenida ka kryer studimet në Akademinë për Teatër Film dhe Television në Kroaci, autore e mbi 300 filmave dokumentarë, nënë e tre djemve.

Filmi i saj dokumentar “Muri i dhimbjes” është ndër filmat më të shitur. Ky film në Kroaci është shpallur si film kombëtar. Po ky film i solli edhe titullin” Artiste e Merituar e Kroacisë”.

Shenida në intervistën e dhënë për emisionin Diaspora ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e prindërve të saj u dogj nga serbët, dhe sakrificat e prindërve të saj për rindërtimin e shtëpisë kanë qënë tepër të mëdha. Shenida ka një karrierë të gjatë dhe në profesionin e saj si gazetare në Tv Kroat.

Prej shumë vitesh ajo ka punuar dhe si korrespondete në vende ku ka patur luftë. Ajo ka treguar vështirësitë, presionet , terrenin e vështirë që ka hasur gjatë raportimeve. Gjithashtu ajo ka treguar dhe ndryshimet që i ndodhën në jetën e saj private, divorcin me bashkëshortin, dhe si ajo vendosi të mos e lerë misionin dhe karrierën e saj në media dhe të rrisë e vetme 3 djemtë. Shenida Bilali është botuese e revistës Iliria në Kroaci, revistë e cila botohet në dy gjuhë.

Loading...
More in Metro, Rajoni
Franca: S’ka liberalizim te vizave per Kosoven derisa te permbushen kushtet

Close