LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Serbët në veri refuzojnë logon e Kosovës në betimin e krye komunarëve

Serbët në veri refuzojnë logon e Kosovës në betimin e krye komunarëve

Përfaqësues serbë nuk u pajtuan me përfaqësuesit e BE-së për protokollin dhe caktimin e mbledhjes solemne të kuvendeve të katër komunave në veri të Kosovës. BE nga serbët ka kërkuar që në protokoll të jetë logoja e Kosovës.

Kryetari i Leposaviçit, Dragan Jablanoviç, ka thënë se BE ka kërkuar që në ftesat për mbledhjet solemne të Leposaviçit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut të jetë logoja e Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata e kanë refuzuar.

“Tash kërkuan që logoja e Republikës së Kosovës dhe etiketës së Qeverisë së Kosovës, pos në ftesat për mbledhje, të jenë edhe në tekstin e betimit që duhet ta japin kryetarët e komunave dhe asambleistët. Qëndrimi ynë është që dokumentet të jenë neutrale ose në të jetë vetëm ‘Kosovo’”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbledhja solemne do të mbahet më 9 ose 10 janar, kur është afati i fundit për këtë. Takimi me përfaqësuesit e BE-së është mbajtur në Mitrovicën e Veriut me dyer të mbyllura, ndërsa i pranishëm ishte edhe zyrtari për ndërlidhje i Qeverisë së Serbisë në Prishtinë, Dejan Paviceviç.

Seancat solemne të kuvendeve të katër komunave në veri është caktuar më 24 dhjetor, por janë shtyrë me kërkesën e Serbisë dhe të BE-së, ndërsa Ministria kosovare e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se ato nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për këtë.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Beqaj: Kontrolle falas për personat e moshës 40-65 vjeç gjatë 2014-s

Close