LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Serbi që u arrestua me 13 kg eksploziv synonte të hidhte në erë Katedralen e Prishtinës

Serbi që u arrestua me 13 kg eksploziv synonte të hidhte në erë Katedralen e Prishtinës

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar një person në orët e vona mbrëmjes të së enjtes, në lagjen Arbëria të Prishtinës, pasi në makinën e tij raportohet se është gjetur një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Mediat kosovare shkruajnë sot se bëhet fjalë për një akt të pastër terrorist. Shënjestra dyshohet se ka qenë, shpërthimi i Katedrales së Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se “rreth orës 21:00 policia ndaloi pranë ambasadës amerikane në Prishtinë, një makinë me targa të Beogradit që drejtohej nga një shtetas serb. Pas kontrollit në të është gjetur materiali shpërthyes”.

Sipas policisë bëhet fjalë për 13 kg eksploziv, ndërsa shënjestra për shpërthim dyshohet Katedralja e Prishtinës.

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Shoferi serb i dyshuar për terrorizëm mbante eksploziv të telekomanduar

Close