LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Serbia, fidanishte e super-bakterit

Serbia, fidanishte e super-bakterit

Në Serbi janë shënuar raste të vdekjeve për shkak të super-bakterit, i rezistueshëm madje edhe ndaj antibiotikëve më të fortë.

Që të jetë edhe më keq, siç thonë ekspertët botërorë, Serbia është shënuar si fidanishte e këtij bakteri jashtëzakonisht të rrezikshme, njofton “Blic”.

Është fjala për një gjen të ri ndër baktere, e cila transmetohet ekskluzivisht në spitale, kurse të sëmurët më së shpeshti vdesin nga kallja e mushkërive dhe infektimet e traktit urinar.

“Në Serbi gjatë viteve 2011 e 2012 te tetë pacientë është identifikuar super-bakteri, por kjo nuk është pamja e vërtetë e përhapjes së NDM-1, por vetëm maja e ajsbergut. Pacientët janë shëruar në akademinë mjekësore të ushtrisë dhe në një spital privat”, thotë Branko Jovçiq, docent i Fakultetit të Biologjisë dhe bashkëpunëtor shkencor i Institutit për Gjenetikë Molekulare dhe Inxhinieri të Universitetit në Beograd.

Shkencëtarët, megjithatë, tërheqin vërejtjen se super-bakteri tashmë ka zënë vend edhe te pacientët në Britani të Madhe, SHBA, Australi, Kanada e Holandë, me ç’rast të gjithë ata pacientë kanë udhëtuar në Serbi apo në Indi për shkak të ndonjë intervenimi kirurgjik.

Fjala është për një gjen të ri, i quajtur New Delhi me lektamaza metalo-beta, apo NDM-1, i cili ndodhet në bakteret e rezistueshme gati në të gjithë antibiotikët ekzistues. Nuk është fjala vetëm për përhapjen e një bakteri, por mbi përhapjen e rezistueshmërisë ndërmjet baktereve dhe në to nuk ndikojnë madje as antibiotikët më të fortë e më të besueshëm për shumë infeksione.

“Në bazë të hulumtimeve të para, në vitin 2008, konsideroj se rajoni i Indisë është endemik dhe se prej atje ka filluar përhapja globale e super-bakterit, por të dhënat që janë fituar më vonë tregojnë se është Ballkani, sidomos Serbia, rezervoar, në qoftë se jo edhe rajoni i dytë endemik i NDM-1. Jo shumë kohë më vonë janë regjistruar edhe raste të pacientëve të cilët kanë qenë në tretman mjekësor në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën, e cila në studimet shkencore është e veçuar. Mu këto raste iniciale e kanë e kanë orientuar opinionin evropian që ta shënojë Serbinë si rajon prej nga përhapet superbakteri”, shpjegon Jovçiq.

Reagimi i mjekëve dhe i shkencëtarëve serbë atëherë ka munguar tërësisht, derisa reagimi i qeverisë së Indisë ka qenë i shpejtë dhe i vendosur. Doktor Jovçiq thotë se, ndonëse në mediet serbe është transmetuar lajmi mbi përhapjen e shpejtë të super-bakteres NDM-1 në botë, për fat të keq, askush nuk ka treguar në rolin problematik të Serbisë në këtë proces.

“Sot vdekshmëria e pacientëve të infektuar me bakteret të cilat e bartin NDM-1 është deri në 50 për qind. Mirëpo, gjithçka varet nga mosha e pacientit, imuniteti, por edhe nga cilësia e shërbimeve mjekësore në vendin në të cilin ndodhet pacienti. Mu për këtë, por edhe për shkak të përhapjes së shpejtë globale, super bakteri është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve”, shpjegon Jovçiq.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Sms që kërcënuan me vdekje prokurorin e Fierit

Close