LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Serbia propozon një model ndryshe ambasade

Serbia propozon një model ndryshe ambasade

Ministria serbe e Punëve të Jashtme thotë se ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Gazeta Sarajevo Times citon ministrin e jashtëm serb, Ivan Mrkiq, të ketë thënë se se kjo masë do t’i zvogëlonte shpenzimet dhe do t’i bënte vendet e Ballkanit më të dukshme në shumë pjesë të botës. Mirëpo, në planet e Serbisë nuk përmendet Kosova dhe misionet e saj diplomatike.

Mrkic tha se i ashtuquajturi “Model Skandinav” ka rezultuar i suksesshëm ndërsa përmendi shembullin e Tokios ku në një ndërtesë punojnë diplomatë të më shumë se 15 shteteve të Amerikës Latine.

Loading...
More in Rajoni
Maqedoni: Të diplomuarit, jokonkurrues në tregun e punës
Close