LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sërish telashe për Ronaldon për dosjen “Mayorga”

Sërish telashe për Ronaldon për dosjen “Mayorga”

Christiano Rolaldo është akuzuar pak kohë më parë nga një ish-modele për përd.hunim. Prokuroria e Las Vegasit bëri të ditur rënien e akuzave për përd.hunim të ngritur nga ish-modelja amerikane.

Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie që iu shpërnda të gjitha mediave, hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përd.hunim në një hotel të Las Vegasit në verën e vitit 2009.

Por sipas informacione të siguruara nga tabloidi britanik The Sun, ADN-ja e futbollistit përputhet me gjurmët e gjetura lidhur me këtë rast. Mes 100 faqeve të e-mail mes policisë dhe hetuesve lidhur me këtë çështje lexohet detektivi i Las Veag Jeffrey Guyer teksa shkruan: ‘E kemi ADN dhe përputhet plotësisht’.

Kjo çështje shpërtheu në muajt e kaluara kur ‘Der Spiegel’ publikoi disa dokumente të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’, mes të cilave ishte edhe një akord i rezervuar i nënshkruar në vitin 2009 nga Mayorga dhe Ronaldo, në mënyrë që modelja të mos tregonte atë çfarë ka ndodhur me portugezin, që i pagoi 375 mijë dollarë.

Sipas versionit të Mayorgës, modelja që në atë kohë ishte 25 vjeçe, u përd.hunua në një dhomë hoteli në Las Vegas ku Cristiano Ronaldo ishte me pushime përpara se të përfundonte transferimin e tij nga Manchester United te Reali i Madridit.

Nga ana e tij, futbollisti 34 vjeçar i ka hedhur gjithnjë poshtë këto akuza të ngritura ndaj tij dhe në fund hetuesit i dhanë të drejtë 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Loading...
More in Aktualitet
Bllokimi i negociatave, a do të kemi zgjedhje të parakohshme? Rama jep përgjigjen që nuk e prisnim

Close