Home . Kryesore . SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Shqipëri, kërkon verifikimin e “flirtit” të Berisha-Basha’s me ambasadorin Karpushin. Do mbahen nën vëzhgim

SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Shqipëri, kërkon verifikimin e “flirtit” të Berisha-Basha’s me ambasadorin Karpushin. Do mbahen nën vëzhgim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata “Trump” është shumë e shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe flirtin e Berisha-Basha, drejtues të opozitës me Rusinë. Madje është kërkuar një verifikim i asaj çka është biseduar mes kreut të PD dhe grupit që e shoqëronte me ambasadorin rus Karpushin, për të parë ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të Rusisë për të depërtuar dhe më thellë në Ballkan. Mbështetja e dhënë me të gjitha mënyrat për ish-kryeministrin maqedonas Gruevski por dhe për protestën e opozitës në Shqipëri, ka krijuar shqetësime tek administrata e Trump, pasi ka informacione se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë në favor të forcave pro-ruse në vend. Ky ka qënë përfundimi ku kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, që duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”. Në rezolutë përmendet dhe mbështetja ruse për ish-kryeministrin Gruevski në Maqedoni por dhe mbështetja për forcat pro ruse në Shqipëri.

Nga ana tjetër mësohet se do të mbahen nën vëzhgim të gjitha lëvizjet që do të bëhen në Tiranë, takimet dhe lëvizjet politike të PD dhe të liderëve kryesorë Berisha-Basha pas takimit me ambasadorin rus Karpushin. Fakti se një grup i vogël njerëzish kanë zënë hapësirën afër kryeministrisë dhe po bllokojnë të gjitha reformat integruese në BE, e deklaruar kjo dhe nga eksponentët më të lartë të Brukselit zyrtar, madje dhe të djathtët evropianë aleatë të PD-së, tregon qartë se Moska po ndërhyn rëndë në situatën në Shqipëri. Ndërhyrje kjo, për të krijuar një vatër krize dhe për të mundësuar depërtimin e saj në rajon. Pasi një vatër të tillë krize e ka në Maqedoni, po tenton ta shtrijë edhe në Shqipëri, për të dëmtuar këtë radhë dhe çështjen shqiptare./Pamfleti.com

Mos humbisni:
Alarmi nga rreziku rus; “Në Shqipëri tentohet skenari maqedonas apo malazez”

Close