LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shefi i INTERPOL-it: Shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet në disa media

Shefi i INTERPOL-it: Shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet në disa media

Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, RonaldK.Noble, deklaron se shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa raportojnë disa media të huaja. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, Noble flet mbi punën e tij dhe lidhjet me Kosovën e Shqipërinë.

Pyetjes nëse, Kosova gjashtë vjet pas pavarësisë, mund të thuhet ende se ajo mbetet vrimë e zezë për ndërkombëtarët, shefi i Interpol-it z. Noble në vazhdim pohon se « në Kosovë është bërë një zhvillim i hovshëm si politik, ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar, falë angazhimit të ndërkombëtarëve, Kombeve të Bashkuara, dhe tashmë së fundi nga EULEX-i, duke mos harruar këtu edhe angazhimin e institucioneve vendore. Në krahasim me vizitën time para dhjetë vitesh, pikërisht në vitin 2003, kur isha në Prishtinë, mund të them se Kosova është në rrugë të mirë. Por, kjo nuk mjafton në Kosovë, dhe më tutje duhet vazhduar të punohet në luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me policinë europiane të EULEX-it. Po ashtu, do të shtoja se shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet e flitet në disa media. Para tyre, INTERPOL sot ballafaqohet me kriminelë e banda mafioze shumë më të rrezikshëm, që veprojnë sot në Europë e më gjerë…»

Ndërsa rreth bashkëpunimit të INTERPOLI-t dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar z.Noble përgjigjet se “edhe me Shqipërinë, sikur me të gjitha vendet e tjera anëtare të organizatës sonë, kemi bashkëpunim të mirë, sidomos në shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit, nga kontrabanda dhe të gjitha llojet e tjera të trafiqeve, ku shpesh Shqipëria dhe viset e tjera në Ballkan shfrytëzohen nga grupe të ndryshme kriminale si territore veprimi apo në transit. Për ne Shqipëria është një vend partner i luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar…”

Pyetjes rreth terrorizmit ndërkombëtar dhe si e ka pritur INTERPOL-i vrasjen e Bin Ladenit shefi i Interpol-it, Ronald K.Noble është përgjigjur se « siç e dini, terroristi më i kërkuar në planetin tonë tashmë nuk është më gjallë. Lajm për vrasjen e Bin Ladenit ishte i mirë, sidomos për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ne e dimë nga ajo që kemi lexuar se, apelet klasike të Al-Kaedës se do të hakmerren dhe bota do ta paguajnë në vuajtje për vrasjen e Osama bin Ladenit. Prandaj, ne kemi këshilluar gjithë vendet e mëdha për të bërë kujdes të jashtëzakonshëm për të siguruar informacion sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, me vdekjen e tij kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar edhe aktivitetet e Al-Kaedës, aktivistët e së cilës vazhdojnë të organizojnë sulme terroriste në mbarë botën. Për shkak të kësaj, duhet të mbetemi të gatshëm dhe vigjilent, të bashkuar dhe të fokusuar në bashkëpunimin, jo vetëm kundër rrezikut global, por edhe kundër terrorizimit nga cilido qoftë grup kudo që të jetë”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Meta takon Mbretëreshën e Danimarkës, falenderon për pritjen solemne

Close