LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “SHELL” nis punën për shpimin e pusit të Shpiragut
Shell's company logo is pictured at a gas station in Zurich April 8, 2015. REUTERS/Arnd Wiegmann

“SHELL” nis punën për shpimin e pusit të Shpiragut

Gjigandi holandez Shell nis punimet për shpimin e pusit të Shpiragut. Në nisjen e puunimeve kanë marrë pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.
Ky program ka për qëllim të  vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit. Newsbomb

Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close