LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shengeni Ballkanik: Haradinaj rreshtohet krah Thaçit, taksën ndaj Serbisë ia lë detyrë Kurtit

Shengeni Ballkanik: Haradinaj rreshtohet krah Thaçit, taksën ndaj Serbisë ia lë detyrë Kurtit

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka këshilluar Albin Kurtin në lidhje me vendimin që mori një vit më parë për vendosjen e taksës 100% në mallrat e Serbisë.

Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj ka lënë ‘amanet’ që kjo masë të mbetet aktive deri në në njohje të shtetit të Kosovës.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri,”-shkruan Haradinaj.

Haradinaj e ndërmori këtë masë një vit më parë, teksa u shpreh se nuk ka ndërmend ta heqë deri kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
“Je mirë tani”? Gazetari i italian i flet shqip Alvinit: Publikohen pamjet e rralla nga rrugëtimi i 11-vjeçarit nga kampi i ferrit deri tek takimi me babain e motrat (Video)

Close