LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . Sherri me vëllain për pronën: Çmenduria që e bën të “famshëm” ndërkombëtar (Foto)

Sherri me vëllain për pronën: Çmenduria që e bën të “famshëm” ndërkombëtar (Foto)

Në impaktin e parë duket një pallat si të tjerët, por më me pak më vëmendje duket qartë se ndërtesa i ngjan më shumë një muri sesa një banese normale, ku gjerësia në pikën më të ngushtë nuk kalon 60 centimetrat.

Al Ba’sa, siç e njohin tashmë të gjithë banorët e Beirutit, është simboli universal i konfliktit mes dy vëllezërish. Fjala në arabisht do të thotë pikërisht “mëri”, dhe është ndjenja e fortë që ka patur midis dy vëllezërve libanezë në vitet ’50 për një pronë të trashëguar.

Pasi u nda prona, njërit prej vëllezërve iu reduktua pas disa kohësh pjesa e tij për shkak të një rruge që do të kalonte aty, dhe pjesa tjetër që i përkiste nuk lejonte më ndërtimin e një godine me parametra normale, ndërkohë që vëllai nuk u tregua i mëshirshëm dhe kishte filluar të ndërtonte, në një pozicion shumë të favorshëm dhe të lakmuar nga fakti që kishte një pamje të bukur nga deti.

Kjo ishte e padurueshme për vëllain e dëmtuar, që mendoi atëherë një hakmarrje të servirur e ftohtë.

Pasi mbaroi ndërtesa e vëllait, ai filloi të ndërtonte në pjesën e ngushtë të pronës që i mbeti, një godinë vërtetë të ngushtë, me dy apartamente të vogla për kat, por e mjaftueshme për t’i penguar vëllait pamjen nga deti, duke i ulur në mënyrë domethënëse vlerën e pronës.

Prona tashmë është një godinë karakteristike e qytetit, që ka ndërruar shumë qiraxhinj që ndoshta me dëshirën e vëllait të zemëruar ishin “problematikë”. Fillimisht një shtëpi publike, më pas refugjatë të shpëtuar nga lufta. Gjithçka, për të dëmtuar vëllain.

Loading...
More in Metro
“Më ka ardhur turp, ja si e paguaja shkollën e Rozës”, Rita Lati bën rrëfimin e papritur: Tak zarfin dhe…

Close