LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sheshi “Skënderbej” ftohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 2017

Sheshi “Skënderbej” ftohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 2017

Sheshi “Skënderbej”  u hap sot në mbrëmje për qytetarët, pas 10 muajsh punime intensive, por suksesi i projektit duket se ka thyer tashmë kufijtë e Tiranës dhe Shqipërisë.

Në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur një ftesë nga Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, një nga evenimentet më prestigjoze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, për të shfaqur projektin e Sheshit “Skënderbej” në një nga pavionet e saj për vitin 2017, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Ky është vlerësimi i parë që i bëhet projektit të Sheshit “Skënderbej”, i cili ende pa u hapur plotësisht, po korr admirues jo vetëm nga qytetarët e Tiranës.

Ndërkaq, edhe arkitekti i njohur shqiptar, Artan Shkreli, e ka cilësuar projektin e Sheshit “Skënderbej” si një surprizë të këndshme e të parrëfyeshme, një hapësirë e pamatë që i kishte munguar Tiranës prej dekadash.

“Cilësia e punimeve, ajo e teknikave të ndërtimit dhe e rifiniturave të përdorura, janë një shkollë e mirëfilltë e teknologjisë së arkitekturës së hapësirave urbane për nivelin e ndrojtur të zbatimit në Shqipëri. Ndërsa, artikulimi i korridoreve e mjediseve “aventureske”, sapo merr të zbresësh nga pika kulmore e kundrajës delikate të sheshit, është emocionues. Sheshi në vetvete, mendoj se është më i mirë, por shumë më i mirë nga ai i Zogut, Emmanueles apo Hoxhës… hapësinor dhe njerëzor në të njëjtën kohë… rigoroz dhe zbavitës njëkohësisht… publik dhe intim në nyjetimin e tij mbresëlënës”, shkruan Shkreli.

Loading...
Mos e Humbisni
Katallani dhe Daullexhiu trim!

Close