LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Shihni ku bëjnë gjumë fëmijët e botës (Foto)

Shihni ku bëjnë gjumë fëmijët e botës (Foto)

Fotografi James Mollison udhëtoi dhe realizoi fotografi në dhomat e gjumit të fëmijëve anë e kënd botës. Dallimi mes lindjes dhe perëndimit, të pasurve dhe të varfërve plotësohet kur shohim se në çfarë ambiente bëjnë gjumë fëmijët gjatë natës.

Projekti fotografik “Children Sleep” i fotografit James Mollison është realizuar me qëllim të nxjerrjes në pah të të drejtave të fëmijëve duke i krahasuar situatat e ndryshme jetësore të rinisë anë e kënd botës. “Takuam 9-vjeçarin Dong nga Yunnani i Kinës që së bashku me prindërit dhe motrën e tij flenë gjumë në një dhomë të vetme; Roathyn 8-vjeç nga Cambodia i cili jeton në një pirg mbeturinash; 9-vjeçaren Kaya nga Tokyo , nëna e së cilës i dizajnon së paku tri fustane në muaj asaj, dhe Indiren nga Nepali, e cila ka punuar që nga mosha 3-vjeçare në një minierë vendore të granitit. Për një moment mu kujtua dhoma ime e gjumit. Sa domethënëse ishte për mua dhe si i pasqyronte ato që posedoja dhe kush isha”, tha Mollison.

  • 1.8-vjeçari Roathy – Phnom Penh, Cambodia: Roathy jeton së bashku me familjen e tij në një vend plehrash në periferi të kryeqyteti të Cambodias, Phnom Penh. Banues të këtij vendi mbeturinash janë edhe rreth 5 mijë njerëz të tjerë të cilët paguajnë qira. Shtrati i Roathit është i punuar nga një gomë e vjetër. Ai dhe shumë fëmijë të tjerë pastrohen dhe hanë mëngjes në një qendër bamirësie të vendit. Ushqimi i orës 6 të mëngjesit shpesh është edhe shujta e vetme ditore, pastaj ai punon gjatë tërë pjesës tjetër të ditës. Puna e tij zakonisht është grumbullimi i kanaçeve dhe plastikës, të cilat më pas shiten nga familja e tij në një kompani të riciklimit.
  • 2.14-vjeçarja Jyoti, Makwanpun, Nepal: Jyoti ka ndërprerë shkollimin në moshë të re në mënyrë që të bëhet një shërbëtore shtëpiake. Ajo është trajtuar shumë keq dhe trajtimi i atillë ia ka bërë të pamundur vazhdimin e punës së saj, me ç’rast ajo dhe motra e saj janë detyruar të largohen në Nepalese dhe kanë nisur punën në fusha. Anëtarë e familjes së Jyotes flenë në dyshemi betoni pranë një zjarri në ambient të hapur dhe të ngrohtë.
  • 3.Djaloshi 11-vjeçar Joey, Kentucky, SHBA: Joey është një gjuetar i pasionuart dhe rregullisht e shoqëron babin e tij në pyll. Ai ndihet shumë krenar për dy pushkët e tij të gjahut dhe ka realizuar edhe goditjen e tij të parë. Ai ishte vetëm 7 vjeç kur vrau një dre. Joey po shpreson që gjatë sezonit të ardhshëm të gjuetisë ta përdorë një hark gjuetie, pasi që pushka e tij e deritanishme iu ka bërë monoton. Atij i pëlqejnë shumë ambientet e jashtme dhe nuk mendon se gjuetia kryhet vetëm si lloj sporti, por kafshët e shtëna të përdoren për ushqim dhe veshje. Joey jeton së bashku me prindërit, motrën dhe dragoin e tij leshatak Lily.
  • 4.Tristani 7-vjeçar, Nju Jork, SHBA: Tristani jeton me nënën e tij – producente filmash dhe babin – shkrimtar pop-kulturor, në Manhattan, ku edhe ndjek mësimet në shkollën “Eco-School”. Ushqimi i tij i preferuar është proshuta, kurse pica i shërbehet çdo fundjavë. Tristani dëshiron që të bëhet përgatitës i marmelatës kur të rritet.
  • 5.Kaya, 4-vjeçare, Tokyo, Japan: Dhoma e gjumit e Kayas është e mbushur me lojërat e saj të preferuara. Asaj i pëlqejnë lepurushët dhe kukullat, kurse dollapi i saj është i mbushur me fustane të ndryshëm që nëna e Kayas i dizajnon së paku tri në çdo muaj. Profesioni i babit të Kayas është mekanik hekurudhor. Ushqimet e preferuara të saj janë mishi, patatet, luleshtrydhet dhe pjeshkat. Kaya dëshiron të bëhet karikaturiste në të ardhmen.
  • 6.12-vjeçari Lamine, Bounkiling, Senegal: Lamine ndjek shkollimin në një mësonjëtore vendore për djem në fshatin Bounkiling. Ai jeton në një dhomë të kësaj shkolle së bashku me nxënësit e tjerë.
  • 7.9-vjeçarja Delanie, New Jersey, SHBA: Delanie jeton me prindërit, motrën dhe vëllanë e saj në një shtëpi të madhe në New Jersey të SHBA-ve. Ajo ka një dhomë personale.
  • 8.Indira 7-vjeçare, Kathmandu, Nepal: Indira ka punuar në një minierë graniti që nga mosha 3-vjeçare. Ajo punon pesë deri në gjashtë orë në ditë, për të vazhduar më pas punët e shtëpisë së bashku me nënën e saj. Shtëpia e saj ka vetëm një dhomë me një shtrat e dyshek të cilët i ndan së bashku me vëllanë dhe motrën e saj.
  • 9.Ahkohxet, 8-vjeçare, lumi Amazona, Brazil: Ahkohxet është anëtare e fisit Kraho. Ky fis ka 1 mijë e 900 anëtarë dhe të gjithë jetojnë në një pellg të lumit Amazona.
  • 10.Dong, 9-vjeçar, Yunnan, Southwest, Kinë: Dongu jeton me prindërit, motrën dhe gjyshin e tij. Ata të gjithë flenë në një dhomë të vetme.
  • 11.Jasmina 4-vjeçare, Kentucky, SHBA: “Jazzy” jeton në një shtëpi të madhe me prindërit dhe tre vëllezërit e saj në Kentucky. E tërë dhoma e saj është e mbushur me kurora dhe shirita me emërime bukurie të cilat i kishte fituar në parada të ndryshme.
  • 12.4-vjeçari rumun, Romë, Itali: Ky djalosh nuk ka dashur që të prononcohet. Ai flenë në një dyshek në periferi të Romës. Ai dhe familja e tij kishin jetuar në një tendë, por së fundi policia i largoi nga ai ambient duke i dëbuar në vend të jashtëm me vetëm një dyshek. Djaloshi qëndron gjatë gjithë ditës në rrugë, kurse prindërit e tij pastrojnë vetura. 

Loading...
More in Lifestyle
Aktori tradhton bashkëshorten, falja në Twitter thyen rekord komentesh!

Close