Home . Aktualitet . Shikoni supergolin e Eros Grezdës kundër Turqisë (Video)

Shikoni supergolin e Eros Grezdës kundër Turqisë (Video)

Shqipëria shënoi golin e tretë kundër Turqisë në minutën e 55-të. Pas një futjeje në zonë të Sadikut ai është rrëzuar dhe topin e ka shfrytëzuar Grezda që ka shënuar me një kthesë të fortë.

Shqipëria po luan në Antalya aty ku prej ditësh ka qenë e grumbulluar miqësoren e vetme të programuar për muajin nëntor dhe të fundit për këtë vit kalendarik kundër Turqisë.

Trajneri Christian Panucci i cili për këtë sfidë ka thirrur 3 lojtarë debutues si Qaka, Ramdanin dhe Ajdareviç, do të provojë të marrë sinjalet që ai dëshiron për t’u përgatitur për eliminatoret e ardhshme të “Europianit 2020”, ku Shqipëria do tentojë të marrë pjesë.

Komento
Mos Humbisni:
Pakti pas dorëheqjes nga kreu i SHISH?! Rama propozon ish-kreun e SHISH ambasador në NATO!

Close