LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shkeljet në punë, gati komisionet disiplinore

Shkeljet në punë, gati komisionet disiplinore

Për çdo shkelje në punë, punonjësit e administratës do të përballen me organet disiplinore, të cilat sipas ligjit, janë: Komiteti Kombëtar i Për-zgjedhjes, drejtuesit e lartë, komisioni disiplinor për nëpunësit e tjerë, si dhe eprori direkt i çdo të punësuari. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një vendim, me qëllim përcaktimin e procedurës disiplinore dhe rregullat për krijimin, përbërjen dhe vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil.

Sipas nenit të parë të kreut II, me “procedurë disiplinore” do të kuptohet gjithë veprimtaria administrative që kryhet që nga momenti i konstatimit të një shkeljeje disiplinore, vënies në dijeni, me shkrim, të personit që pretendohet se ka kryer shkeljen, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga organi disiplinor. “Nëpunësit e institucionit, kur kanë dijeni apo dyshojnë për shkelje disiplinore të kryera nga nëpunës të tjerë të të njëjtit institucion, duhet t’ia raportojnë atë, me shkrim, eprorit direkt të nëpunësit për të cilin pretendohet se ka kryer shkeljen”, thekson neni i dytë i këtij kreu të vendimit.

Procesi
Në rastin e marrjes dijeni për një shkelje disiplinore, organi disiplinor fillon ecurinë disiplinore dhe njofton, me shkrim, nëpunësin përkatës, për shkeljen disiplinore të pretenduar për të, për të drejtën që ai ka për të paraqitur, me shkrim, sqarimet e tij, si dhe për të drejtën që ka për të inspektuar dosjen e procedimit, për t’u dëgjuar, ai vetë apo me përfaqësues ligjor, për të paraqitur dëshmitarë, për të paraqitur prova ose për të kërkuar marrjen e tyre. Po ashtu, nëpunësi njoftohet për datën kur do të shqyrtohet shkelja e pretenduar. “Kjo datë nuk mund të caktohet më shpejt se 4 ditë dhe jo më vonë se 16 ditë nga marrja e njoftimit nga nëpunësi”, përcakton vendimi.

Ankesat
Ankesa/rekomandimi në lidhje me shkeljen disiplinore të pretenduar duhet të plotësojë këto kushte: Të jetë me shkrim; Të identifikojë nëpunësin civil, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen disiplinore; Të përcaktojë veprimin konkret, që pretendohet se përbën shkelje disiplinore dhe rrethanat e kryerjes së tij. Kërkesat anonime nuk pranohen për shqyrtim, ndë-rkohë që ankesa/rekomandimi i depozituar në institucion, i dërgohet eprorit direkt të nëpunësit të cilit i atribuohet shkelja.

Eprori direkt, në rastet kur vihet në dijeni të një pretendimi për shkelje disiplinore nëpërmjet ankesave nga publiku, e vlerëson paraprakisht atë. Nëse informacioni i marrë nuk rezulton të ketë elemente që mund të klasifikohen si shkelje disiplinore, eprori direkt vendos të mos e fillojë ecurinë disiplinore. Në rast se informacioni i marrë rezulton të ketë elemente të klasifikuara si shkelje disiplinore, eprori direkt bën klasifikimin e shkeljeve. Në rast se shkelja klasifikohet në shkeljet e lehta, eprori direkt fillon ecurinë disiplinore. Në rast të kundërt eprori direkt i kërkon Komitetit Disiplinor të fillojë ecurinë disiplinore.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Bllokohet banda e hajdutëve të celularëve, 4 pjestarët dyshohet se vodhën 26 dyqane

Close