LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Shkup, bombë pranë zyrës së LSDM-së

Shkup, bombë pranë zyrës së LSDM-së

Policia e Maqedonisë njofton se një bombë ka shpërthyer afër zyrës së partisë kryesore opozitare në pjesën perëndimore të Shkupit.

Agjencia “Associated Press” bën të ditur se nga shpërthimi nuk është lënduar askush, por janë dëmtuar pesë automjete.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petar Shilegov, deklaroi se shpërthimi ka ndodhur përpara zyrës së partisë, ku ishin afro 30 pjesëtarë të organizatës së të rinjve.

Ndërkohë policia po zhvillohen hetime për autorët e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motiveve të sulmit.

Loading...
More in Rajoni
Greqi, arrin në 58 numri i vdekjeve shkaktuar nga gripi

Close