LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shkup, tension e përleshje mes policisë e tregtarëve shqiptarë

Shkup, tension e përleshje mes policisë e tregtarëve shqiptarë

Tensione në Bit Pazar të Shkupit mes policisë dhe tregtarëve shqiptarë. Aksioni i policisë për mbledhjen e mjeteve piroteknike (fishekzjarre apo kapsolla) dhe arrestimin e shitësve shqiptarë në Bit Pazar është pritur me kundërshtime dhe tensione nga tregtarët, të cilët qëndruan në mbrojtje të mallit të tyre.

Situatën e ka përkeqësuar edhe më shumë prania e njësitit policor Alfa, të cilët të frikësuar shkrepën disa plumba në ajër. Kjo ka nxehur gjakrat mes qytetarëve, të cilët kanë bllokuar rrugët dhe kanë rrethuar policinë, duke pasur edhe përleshje a kacafytje të herëpashershme.

Lagjja Bit Pazar e Shkupit më pas është shndërruar në fushëbetejë midis njësitit policor “Alfa” dhe shitësve që i kanë dyqanet në këtë lagje.

perleshje-polic-tregtare2Për disa minuta rruga kryesore është bllokuar nga njësiti “Alfa”, kjo sipas informacioneve në terren, i cili ka tentuar të arrestojë disa shitës, që i kanë rezistuar sulmit pa paralajmërim të këtij njësiti policor, njofton televizioni ALSAT M.

Mësohet se qëllim i “Alfa”-ve ka qenë konfiskimi i mallrave, mirëpo ata kanë hasur në rezistencë të shitësve që me çdo kusht kanë tentuar ta mbrojnë mallin e tyre.

Policia është gjendur e rrethuar nga shitësit dhe banorët e lagjes, gjë që e ka detyruar atë të ndërpresë operacionin. Ata e kanë kthyer mallin dhe i kanë liruar shitësit, që i kanë rezistuar këtij operacioni policor të papritur.

Nga zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme ende nuk ka reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ku u përplasen ashpër shitësit shqiptarë dhe njësiti policor “Alfa”.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Berisha: Kërkoj ndjesë për piramidat, kishim mundësi t’i bllokonim

Close