LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Shoferi serb i dyshuar për terrorizëm mbante eksploziv të telekomanduar

Shoferi serb i dyshuar për terrorizëm mbante eksploziv të telekomanduar

Personi i u arrestuar mbrëmjen e djeshme me një sasi eksplozivi prej 13 kilogramësh është shtetasi serb me inicialet S.B.

Në veturën e tij tip “Renault Clio” me targa të Beogradit, është gjetur nga policia një sasi eksplozivi që shpërthehet me telekomandë në distancë.

Policia e Kosovës thotë se situata tani është nën kontroll dhe se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si rezultat i një operacioni dhe nuk ka qenë si pasojë e një kontrolli të rastësishëm të patrullave.

Prokuroria Speciale që ka marrë rastin nuk ka komentuar deri tani, pasi pritet të dalë në një komunikatë për shtyp.

Prokurori i çështjes ka aplikuar masën e ndalimit për 48 orë, teksa i dyshuari nuk mund të dërgohet në gjykatë deri të shtunën.

Deri tani me sa mësohet nga burimet të grupit të hetimit, nuk është gjetur ndonjë lidhje me krimin dhe as nuk është zbuluar motivi i këtij akti.

Automobili me eksploziv ishte ndaluar mbrëmë afër Ambasadës Amerikane, teksa Policia e Kosovës ishte sinjalizuar më herët lidhur me ngjarjen.

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
“Times”: Merkeli “Person i vitit 2014”

Close