LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shoqërimi i dy gazetarëve/ Lleshaj: Në vend të solidarizimit zgjodhën të nxisin tinëzisht panikun, do përballen me ligjin

Shoqërimi i dy gazetarëve/ Lleshaj: Në vend të solidarizimit zgjodhën të nxisin tinëzisht panikun, do përballen me ligjin

Ministri i Brendshem Sander Leshaj ka paralajmëruar se ata që kanë përhapur me qëllim lajm të rremë se do ketë një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 (që nuk ndodhi), do të përballen me ligjin. “Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para”, shkruan Lleshaj ne facebook.

Ndërkohë policia deri tani ka shoqëruar gazetarin e “Syri.Net” Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”. Operacioni vazhdon për përgjegjës të tjerë.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close