LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shpëtimi Gjika, që na gjobiti me pallatin “me leje” të Lulit, i del në krah pronarit pa leje: Kërkoi hakun e tij! Ata dy gangot që drejtonin makinën i neveris!

Shpëtimi Gjika, që na gjobiti me pallatin “me leje” të Lulit, i del në krah pronarit pa leje: Kërkoi hakun e tij! Ata dy gangot që drejtonin makinën i neveris!

Shpëtim Gjika. ish-kryebashkiaku i Vlorës, i akuzuar për korrupsion në disa raste. një nga më flagrante dhe me një dëmë të madh ekonomik për taksapaguesit shqiptarë është ai i vjehrrit të Lulzim Bashës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi me pronarin e restorantit në Porto Palermo ku pronari Mihal Kokëdhima miku i tij dhe i Koços së tij, terrorizoi një grup turistësh spanjollë duke u hedhur me trup mbi makinën në ecje.

Gjika del kundër rrymës për Mihalin sepse sipas tij, atë e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar mbi makinën që drejtonin dy gangster. Më tej Gjika shton se ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë dhe se mund të durojmë edhe për eurot e tij.

Statusi i plotë:

Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua, ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!

Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!

Kaq!

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close