LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Shpiket “lëkura e dytë” e padukshme që ju bën të dukeni 20 vjet më të rinj, por ka një cen

Shpiket “lëkura e dytë” e padukshme që ju bën të dukeni 20 vjet më të rinj, por ka një cen

Është zhvillluar një “lëkurë e dytë” e padukshme që heq rudhat, zhduk të fryrat e syve dhe mund t’i heqë qafe shenjat e moshës brenda pak çastesh.

Materiali i ri, që përdoret në një proces me dy faza, e mbron dhe e forcon lëkurën, ndërkohë që e lejon të marrë oksigjen dhe të ruhet nga pluhurat.

Ajo është në gjendje që të arrijë ta bëjë dikë që është mbi të 40-tat që të duket deri në 20 vjet më të ri, por ka një të metë të vetme: zgjat vetëm 24 orë.

Shkencëtarët presin që “filmi biomimetik” me përbërje silikoni  fillimisht të përdoret për qëllime mjekësore, si trajtimi i dermatiteve dhe i gjendjeve të tjera të lëkurës.

Loading...
More in Shendeti
Kanceri në mushkëri, ja 6 shenjat e hershme që duhet t’i dini

Close