LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipëria, 4 skenarët e BE-së për statusin, zbardhet skema

Shqipëria, 4 skenarët e BE-së për statusin, zbardhet skema

Dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë kalon përmes katër skenarëve.

Skenari i parë është që ministrat e jashtëm të BE të vendosin sot pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Nëse jo, skenari i dytë: Vendimi i kryeministrave të BE 3 ditë më pas, më 20 dhjetor përmbys vendimin e shefave të diplomacisë dhe vendos pro Shqipërisë.

Varianti i tretë është një vendim pro statusit në mars të vitit 2014 kur zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të BE dhe varianti i katërt në dhjetor të vitit 2014.

Ndërkohë që Holanda duket e vendosur në qëndrimin e saj kundër dhënies së statusit të vendit kandidat nga BE për Shqipërinë. Dhe jo se e ka zënë me Shqipërinë, është në tërësi kundër zgjerimit të BE, madje dhe kundër përfshirjes së Rumanisë e Bullgarisë në sistemin “shengën” ku pritet të vendosë veton.

Kryesorja në këtë qëndrim të Holandës kundër Shqipërisë për statusin janë dhe problemet e brendshme politike, pasi së afërmi ka zgjedhje me kartën e moszgjerimit të BE.

Dhe Holanda po lobon fort tek vendet e lëkundura, konkretisht ka bisedime të fshehta me Gjermaninë që të bashkohet me të në votën kundër sot, në mënyrë që ajo mos jetë “delja e zezë” e Evropës. Mësohet se janë dhe tre vende të tjera skeptike bashkë me Gjermaninë, dhe konkretisht Britania, Danimarka dhe Franca.

Nga ana tjetër pro janë gati të gjithë vendet e tjera të BE, madje Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë , Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës e Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar gjithë kushtet e vendosura nga BE e i kanë dërguar letër Ashton, dhe Lituanisë si presidente e radhës që Shqipërisë ti jepet sot statusi.

Ndërkohë mbrëmë është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel. Pas një mbledhjeje të gjatë, që ka zgjatur rreth dhjetë orë, ku temë diskutimi është parathënë ka qenë edhe Shqipëria, shefja e Politikës së Jashtme të KE, Catherine Ashton në konferencën për shtyp s’tha asgjë konkrete për Shqipërinë.

Por Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se ka vënë re se dhe kryediplomatja e BE, Ashton është pro dhënies së statusit. “Të gjithë ministrat e Jashtëm me të cilët kam biseduar mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. Vura re se dhe zonja Ashton mbështet statusin për Shqipërinë”, tha Erjavec. Edhe zv.kryeministrja kroate, Vesna Pusniç, argumentoi se pavarësisht hezitimit nga disa shtete të rëndësishme anëtare, pjesa dërrmuese e BE e mbështet kandidaturën e Shqipërisë.

Vendet lobuese pro
Italia
Austria
Bullgaria
Kroacia
Estonia
Hungaria
Irlanda
Sllovenia

Vendet skeptike
Gjermania
Britania
Damiarka
Franca

Vend kundër
Holanda

(Nga Shqiptarja.com)

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Fqinjët konfirmojnë, “Po” armëve kimike

Close