LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Shqipëria destinacion i liderit Italian të turizmit “Alpitour” (Foto)

Shqipëria destinacion i liderit Italian të turizmit “Alpitour” (Foto)

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi deklaroi në Report Tv se pas një pune një vjeçare më në fund Shqipëria është destinacion zyrtar i liderit Italian të turizmit, grupit Alpitour.

Alpitour është një nga 4 grupet më të mëdhenj të turizmit në Europë, përfshinë edhe Shqipërinë si destinacion turistik për vitin 2017.

Artan Gaçi u shpreh se një strukturë e këtij niveli jo thjesht promovon, por u ofron Shqipërinë klientëve të saj duke noterizuar përfundimisht të ardhmen turistike të Shqipërisë tashmë edhe në Europën Perëndimore.

Është dashur një vit e gjysmë për të sjellë këtë grup. Shqipëria ka dy gjëra është një vend i mrekullueshëm dhe i mbushur me shumë histori.

Në Perëndim kemi një imazh të tmerrshëm për shkak të 1997. Por, historia e mikpritjes surprizon cdo të huaj. Shqipëria ka një kuzhinë shumë të mirë, ndoshta më e mira e Ballkanit, por ka një problem, është që nuk gjeje vende, nuk ka dhoma për të pritur grupet.

Mendoj që kërkesa do të jetë shumë herë më e lartë duke njohur realitetin, do të jetë një problem shumë i madh akomodimi.

Duhet të ndryshojmë edhe strategjinë dhe qasjen ndaj turizmit. Nuk mund të jetë një nga drejtoritë e 20 ministrive” tha ai.

Një tjetër problem në sektorin e turizmit që theksoi Gaçi ishte edhe TVSH e lartë. “E kam ngritur edhe në komisione, nuk mund të jemi me TVSH 20%, nuk mund të pretendojmë që turizmin ta kemi 4 herë më të lartë se vendet fqinje, Greqia e ka 1/4 e asaj që kemi ne TVSH’ tha ai.

Artan Gaçi vlerësoi vendimin për të sjellë kryeveprat e artit italian në Shqipëri, pasi janë pritur shumë mirë nga publiku.

Grupi Alpitour, përfshinë shumë kompani ekselente të operatorëve turistike, aviacion me kompaninë NEOS me boeing-et e saj të rinj, kompani menaxhimi hotelesh dhe resortesh në vendet me ekskluzive në cdo kontinent, me mbi 2500 agjenci turistike vetëm në Itali.

Propozohen dy ture per 2017en ne Shqipëri per te cilat jane prenotuar si prove e pare rreth 8000 dhoma hotelesh.

Turet përfshijnë shumë pika historike interesi kulturor në Shqipëri si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Elbasani, Pogradeci, Berati, Vlora, Apolonia, Gjirokastra, Himara, Saranda e Butrinti.

shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
shqiperia destinacion turistik
(Katalogu me destinacionet turistike, ku ben pjesë edhe shqipëria)

Loading...
More in Ekonomi
Konfirmon “Standard & Poors”: Investimet në Shqipëri, më të sigurta se kurrë!

Close