LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipëria, fyhet në Wkipedia

Shqipëria, fyhet në Wkipedia

TIRANË – Një autor i panjohur i faqes së popullarizuar të enciklopedisë online Wikipedia në versionin gjerman ka shkruar fjalë fyese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është e habitshme se ky “kontribut” fyes dhe racist ka qëndruar një ditë të tërë në Wikipedia dhe madje mund të gjendet edhe më tutje po u kërkua me makinën kërkuese Google.

Përgjegjësit e wikipedias dhe të google-s distancohen dhe thonë se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodhte me dijeninë e tyre.

Më saktësisht, në faqen e Wikipedias mbi Shqipërinë në gjuhën gjermane, që në fjalinë e parë  mund të lexoheshin “epitete” të tilla si ”Shqipëria është një vend i marrë me ciganë”.

Kjo fjali me përmbajtje fyese është vënë online të hënën rreth orës 17:00. Vetëm të martën pasdite ajo është zhdukur nga faqja Wikipedia, por ndërkohë ajo mund të gjendej edhe më vonë në Google.

Autori nuk ka lënë emër shfrytëzuesi por vetëm një adresë IP, shkruan fokus.de, e cituar nga albinfo.ch.

“Është gjë e keqe” është shprehur një zëdhënëse e organizatës Wikimedia që operon me Wikipedian. Por ajo nuk mund të sqarojë se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë.

“Secili mund të shkruajë në Wikipedia. Por para se ndryshimet të publikohen, ato rishikohen nga një ose më shumë vullnetarë”, ka thënë ajo.

Loading...
More in Aktualitet
Stefan Fule: Shqipëria me detyrat, ok! E meriton statusin
Close