LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipëria hap ankand për 13 blloqe kërkimi të naftës

Shqipëria hap ankand për 13 blloqe kërkimi të naftës

Shqipëria ka në plan që të hapë tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftës. Ky zhvillim vjen pasi një zbulim i rëndësishëm ka tërhequr interesin e fortë të firmave të huaja. 

Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters. 

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha për Reuters se qeveria e mëparshme i ka negociuar kontratat një për një me kompanitë e huaja të naftës, por tani ka ndryshuar strategjia, pasi ka një interes më të madh nga firmat e mëdha gjatë muajve të fundit. “Disa kompani me emër kanë shprehur interes për zona të caktuara në Shqipëri, ndoshta të ndikuara nga zbulimi i fundit i Shell- Petromanas”, tha Gjiknuri. 

Royal Dutch Shell dhe Petromanas Energy bënë të ditur në nëntor se kanë gjetur naftë dhe gaz të cilësisë së mirë në pusin e tyre të parë në Shpirag, në jug të Shqipërisë. Ata po vazhdojnë shpimin për të përcaktuar kapacitetin e rezervuarit. Shell, që ka 75 për qind të aksioneve, tha se rezultatet janë inkurajuese. Gjiknuri tha për Reuters se disa blloqe naftë kanë rënë në të shkuarën në duart e gabuara. Nafta bruto, e nxjerrë në Shqipëri në vitin 2013, arriti në 1.2 milionë tonë. Nga këto 1.05 i nxori Bankers Petroleum, 87 mijë Stream Oil dhe 37 mijë Albpetrol. Të tjerat i nxorën 3 firma të huaja. Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore është në proces rekrutimi të një firme ligjore për të këshilluar për kontratat aktuale në këtë fushë. Gjiknuri tha se ky është një veprim logjik kur një kontratë ka probleme, por nuk dha emra.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Itali, arrestohen 2 shqiptarët me 4 kg drogë në makinë
Close