LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Shqipëria hyn në Euro 2016 nëse…

Shqipëria hyn në Euro 2016 nëse…

Pas njohjes me kundërshtarët, shumica e tifozëve kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe tifozët në Shqipëri. Kombëtarja jonë do ketë si kundërshtarë në grup Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, kundërshtarë që janë shumë të vështirë për tu mposhtur, megjithatë pavarësisht se ekipet që kemi përballë janë të vështira, sërish kuqezinjtë do të jenë në garë për vendin e tretë ashtu si dhe kombëtaret e tetë grupeve të tjera. Kështu, Shqipëria kualifikohet nëse:

1-      Del e para ose e dyta. Në këtë rast kombëtarja jonë kualifikohet menjëherë për në fazën finale të Euro 2016, pa dashur të luajë asnjë ndeshje tjetër.

2 – Del vend të tretë. Në këtë rast ka dy mundësi. Mundësia e parë është që Shqipëria të jetë e treta më e mirë nga kombëtaret që janë renditur të treta, dhe në këtë rast kualifikohet menjëherë për në Europian. Në rast të kundërt, nëse përfundon ne vendin e tretë, atëherë do të luajë në ndeshje play-off me një kombëtare tjetër që ka përfunduar në vendin e tretë, por që do të përcaktohet në varësi të renditjes FIFA.

Ndërkohë, vlen të përmendet se Shqipëria do të zhvillojë ndeshje edhe me Francën, por ato ndeshje do jenë ndeshje miqësore dhe nuk do të kenë efekt në renditje. Gjithashtu, në grupet e tjera, pikët e fituara me vendet e fundit do të zerohen automatikisht, dhe në këtë mënyrë Shqipëria hyn e barabartë në garë me të gjitha ekipet që mund të përfundojnë të tretat.

Loading...
More in Sport
Euro 2016, përcaktohen grupet

Close