LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm”, Rama nuk ia lë mangut kryeministrit holandez

“Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm”, Rama nuk ia lë mangut kryeministrit holandez

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në raport me çfarë nuk kemi bërë mjaftueshëm?

Ndërkohë që nuk e cilësoi korrekt, sikur tha ai, shtimin e bishtave për Shqipërinë, teksa në fakt problemi është brenda unionit që kërkon të reformohet para zgjerimit.

‘Dëgjova kryeministrin e Holandës që thotë se nuk është bërë mjaftueshëm. Mjaftueshëm në raport me çfarë? Nëse e konsiderojmë progresin në lidhje me gatishmërinë për t’u bërë pjesë e BE-së është i pamjaftueshëm, por nëse krahasojmë me çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë është shumë.

Shtimi i bishtave nuk është korret. Mbrëmë cilindo nga vendet që ka hyrë në BE të ishte në vendin tonë nuk e merrte PO-ne, pasi tema ishte gjetkë, çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë.

Presidenti i Francës ishte brutalisht i hapur me atë që tha, më i hapur se çdo herë tjetër në publik. Vuri në pikëpyetje ndryshimin e procesit të negociatave sipas tij për ta bërë më efektiv për BE-në, e quajti ultraburokratik dhe kërkon një ndryshim. Po ku hyjmë ne këtu në këtë mes’ tha ai.

Loading...
More in Aktualitet
Pasi falenderoi Macronin, Berisha shprehet i ngazëllyer për mos hapjen e negociatave

Close