LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipëria mund Kosovën pretendente për kualifikim, futbollisti sulmon trajnerin: Bushi, një bir ku**e me kollare

Shqipëria mund Kosovën pretendente për kualifikim, futbollisti sulmon trajnerin: Bushi, një bir ku**e me kollare

Shqipëria U-21 mposhti me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” Kosovën U-21 ditën e djeshme, por fitoren e parë që kuqezinjtë arritën në grupin eliminator përballë “dardanëve”, duket se nuk e ka pëlqyer futbollisti kosovar i Ferizajt, Taulant Dajaku.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Dajaku e krahason situatën si ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, duke lënë të kuptohet që si vëllezër mes Shqipërisë dhe Kosovës, do ishte mirë që ekipi i Bushit t’ia linte fitoren, duke qenë se Kosova ka shpresa për kualifikim në Europianin e të rinjve.

Futbollisti ka disa fyerje edhe për trajnerin Alban Bushi.

“Danimarka dhe Suedia s’janë asgjë mes tyre ama fiqir kanë edhe dukeshin si vëllezër atëherë (në një kampionat europian).

E ne jemi vëllezër, do apo nuk do dikush, ama meqë fiqir s’kemi, i bie që gropën njëri-tjetrit ia bëjmë. Bushi, një bir ku*** ne kollare” – shkruan Taulant Dajaku.

Ndeshja e djeshme u fitua 2-1 nga Shqipëria, por u shoqërua me tensione edhe në fushë, përveçse jashtë saj.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Sport
Kryemadhi tregon pse shqiptarët duhet të jenë më të lumtur sot: Mirë që kam Ilirin, se ata si racë rrojnë shumë, vdesin mbi 100 vjeç

Close