LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipëria, për herë të parë me një strategji për zhvillimin e “hi-tech”

Shqipëria, për herë të parë me një strategji për zhvillimin e “hi-tech”

Zhvillimi i sektorit të teknologjisë së lartë të komunikimit dhe informacionit, për herë të parë në 25 vjet po konsiderohet si një përparësi nga shteti shqiptar.

Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, është parashikuar reduktimi i mëtejshëm i taksës për të gjithë kompanitë dhe personat juridikë që operojnë në këtë sektor.

Duke nisur nga janari 2018, kompanitë e “hi-tech” do të paguajnë një tatim fitim prej vetëm 5%, nga 15% që është aktualisht.

Me këtë reduktim drastik të taksës, sektori i teknologjisë së informacionit i bashkohet turizmit, si një prej sektorëve me taksat më privilegjuese në regjimin tatimor shqiptar.

Nga muaji prill i këtij viti, operatorët turistikë dhe industria hoteliere paguan vetëm 6% TVSH, nga 20% që ishte më parë.

Sektori “TIK” është një prej sektorëve me potencialin më të madh në vendin tonë.

“Eurobarometri”, instituti i statistikave të Bashkimit Europian tregon se gjatë vitit të kaluar, sektori TIK ishte sektori me rritjen më të madh nga të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë. Ai njohu një rritje nga 1,8%, më e ulta në Luksemburg, deri në 29%, në Bullgari

Loading...
Mos e Humbisni
Të shkretët “gazet-ar” që sot nuk ju eci por i’u ngeci…

Close