Home . Aktualitet . “Shqipëria Turistike”/ Gazetari anglez i mrekulluar nga natyra, ushqimi dhe deti ynë!

“Shqipëria Turistike”/ Gazetari anglez i mrekulluar nga natyra, ushqimi dhe deti ynë!

“Shqipëria Turistike” vazhdon të mbetet në fokusin e medias ndërkombëtare. Së fundmi ka shprehur interesin të njihet me vendin tonë gazetari anglez që shkruan në “The Daily Telegraph” Thomas Harding. Ja si shprehet ai për potencialin turistik të Shqipërisë dhe eksperiencën personale që ka përjetuar gjatë qëndrimit të tij: #Turizmi2017

“Emri im eshte Thomas Harding, jam nje reporter I pavarur I Daily Telegraph. Jam ketu me familjen, eshte dita e 2-te e pushime dhe dua te them se deri tani kemi kaluar nje kohe te mrekullueshme .
Gjeja e mire e Shqiperise eshte se gjate kohes se komunizmit, Riviera eshte ruajtur e paprekur pa ndonje ndertim te tepruar, keshtu eshte nje vend original shume i bukur, i pacenuar.
Tjetra eshte se njerezit jane shume mikprites edhe pse shqiperia ka nje reputacion jo te mire per shkak te emigracionit, kriminalitet etj por kur vjen ne kete vend dhe takon njerezit jane kaq te ngrohte dhe mikeprites dhe u pelqen fakti qe ne vijme ne vendin e tyre, jane shume te dashur me femijet etj. Ushqimi eshte i mrekulluaeshem.
Keshtu, mendoj se shqiperia si vend per te kaluar pushimet eshte vend kaq i pasur me bukurite mesdhetare dhe per kete mendoj se shume njerez do vijne per te pare keto bukuri.
Gjithashtu ka edhe shume aktivitete per te bere, jo vetem te rrish shtrire ne plazh. Ja psh tani sapo mbaruam nje zhytje 20m ku pame bukuri te paprekura. Me te verte nje kohe e mrekullueshme ketu .
Ju uroj me te vertete fat sepse e meritoni!”

Mos Humbisni:
Bashkia vijon aksionin, bllokohen 173 karburante pa licensë

Close