LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Shqipërisë në shekullin XXI

Shqipërisë në shekullin XXI

Nënshteti, ky term që mund të duket si një stilem atipike është tashmë në Shqipëri një realitet.

Gjyqtarë dhe prokurorë që pasi u dëndën me lekë me $ dhe me Euro, pasi u bën një me krimin dhe me kriminelët, ose duan të largohen si pa u vënë re nga sistemi ose duan të promovohen nën urdhërin e krimit në majat e sistemit të drejtësisë.

Gjithçka përgatitet nën rrogoz, në takime sekrete , në restorante të mbyllura apo në shtëpi e vila periferie.

Ky është nënshteti.

Politikanë që në publik flasin për ligjin, kushtetutën, rregullin, BE, SHBA, partnerët, zhvillimin, shtetin ligjor; po këta gjatë ditës japin e marrin me ata, që Fareed Zakaria, në librin e tij me titull “ E ardhmja e Lirisë”, i quan “oligarkët e oborrit.”

Ata janë disa që përlajnë të gjitha fondet publike duke asfiksuar biznesin lokal.

Mes tyre ka kode komunikimi, ka lajmëtarë dhe ndërmjetës, ka takime ditën dhe natën, ka puthje prej Jude dhe kërcënime, ka shampanjë dhe sharrje.

Edhe ky është nështeti, janë ujërat e zeza të shtetit dhe parave të pista.

Nënshteti është në institucionet e financave dhe te fiskalitetit, atje gjahatarë të vegjël të mesëm dhe të mëdhënjë, dalin me lista të rekomaduara dhe krejt personale për përthithje parash nëndorë, edhe ky është nënshteti.

Atje ku në telefonin e mediatarit apo veprimtarit të shoqërisë civile vjen porosia se çfarë do duhet të thotë në emisionin e lajmeve, apo si duhet të shprehet në një aktivitet me partnerët ndërkombëtarë është sërish nënshteti.

Ky dyzim kaq prezent tek ne, është errozioni që po përmbys gjithçka.

Tashmë edhe partnerët tanë më serioz SHBA dhe BE e kanë kuptuar se këtu ka një fasadë shtetrore dhe një nënshtet që punon ditë e natë në një kahje të kundërt.

Historia e nënshtetit është jo për popullin as për zhvillimin as për të ardhmen, është këneta e disave që mendojnë se nënshteti është si ato llagëmet që mund të të nxjerrin në anën tjetër të lumit.

Personzhet e nënshtetit, një dramë reale e surealistave të Shqipërisë në shekullin XXI.Fjala.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Opinione
Horoskopi ditor, e mërkurë 20 nëntor 2019

Close