LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Shqiptari kërcënon avionin me shkrepëse e shishe: Do shkojmë të gjithë në xhenet

Shqiptari kërcënon avionin me shkrepëse e shishe: Do shkojmë të gjithë në xhenet

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonin nga Zvicra për në kryeqytetin kosovar Prishtinë, janë terrorizuar nga një 35-vjeçar, i cili kërcënoi se do të hidhte në erë avionin. 

Mësohet se 35-vjeçari mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe kërcënonte se do të shpërthente avionin. 

Sipas dëshmitarëve, duke thirrur “Allahu Ekber”, 35-vjeçari u ka thënë pasagjerëve se do të shkonin me të në xhenet. 

“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”- citohet të ketë thënë ai. 

Sipas mediave në Kosovë, njëri prej pasagjerëve, Nehat Llovca, profesionist në arte marciale, ka neutralizuar 35-vjeçarin, duke bërë që avioni të vijonte udhëtimin normalisht. 

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Spanja: Rroftë Shqipëria, mallkuar Eurovizioni!
Close