LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Si do t’i vejë halli kësaj pune mor aman, këtij halli që na ka gjet me Mirën dhe Julin?

Si do t’i vejë halli kësaj pune mor aman, këtij halli që na ka gjet me Mirën dhe Julin?

Nga Mentor Kikia

Si do t’i vejë halli kësaj pune mor aman?

Ore po lërini Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme, dekretin e ç’dekretin e Metës, shembjen e shtëpive tek unaza, a ku di unë idjotësira të tjera. Si do ti vejë halli këtij konfliktit të Mira Kazhanit me Jul Dedën. Ky po që është hall.

Ka nja 3-4 ditë që rrjetet sociale dhe mediat online zjejnë: Ja çfarë i tha, ja si iu përgjigj, ja si iu kundërpërgjigj. Vuuu, vlojnë njerëzia me komente: Mira ia bëri Mirës, Mirë ia bëri Mira…
Meqë me noter kjo punë nuk besoj se zgjidhet, unë sygjeroj që të shkojnë në ndonjë vend të mirë, tek Kisha e Laçit psh, ose tekefundit edhe tek Baba Mondi.

Ai mund të bëjë ndonjë nuskë, se ndoshta kanë sy. Edhe ai mund ti bëjë derman këtij halli që na ka zënë. Se Juli një prroçkë bëri, e Mira një fjali i dha si përgjigje. Por ç’patëm ne të tjerët?
Dhe mendoj të zgjidhet para vitit të ri kjo punë, që të paktën natën e viti të ri ta kalojmë të qetë.

Loading...
More in Blog
Nga “Rrëmbeni a.rmët”, tek thirrjet për konsulta, janë të gjitha thirrje për l.uftë

Close