Home . Kryesore . Si e habiti Bujar Nishani… president, Zërin e Amerikës?!

Si e habiti Bujar Nishani… president, Zërin e Amerikës?!

Takimi i presidentit të Shqipërisë te shkallët e avionit, mund të jetë më i çuditshmi që ndonjë kryetar shteti i ka lejuar vetes.

Edhe për zyrtarët amerikanë të trajtojnë një President me vetëm pesë minuta takim në pistën e aeroportit duhet të jetë e rrallë, në mos unike.

Në axhendën e takimeve zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry gjatë një vizite të planifikuar në Tiranë, ishin fiksuar vetëm takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Por presidenti i Republikës Bujar Nishani, i surprizoi të gjithë kur u shfaq në shkallët e avionit në Rinas.

Zëri i Amerikës e ka konsideruar si “një gjest i pazakontë nga pikëpamja protokollare”.

Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.

Edhe kjo ishte e veçantë sepse zoti Kerri e mori për drejtorin e aeroportit ose shef portokolli e kurrë nuk e imagjinonte se ai burrë me mustaqe ishte presidenti i Shqipërisë që si shërbetor i shumë zotrive kishta dalë që pa gdhirë vetëm t’i jepte dorë Kerrit për inatë të tjerëve… i pari.

Më pas, Kerry i dha dorën e “ndarjes” gjynafqarit, duke i kushtuar vetëm 5 minuta çka do të thotë se takimi i tyre përfundonte aty.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close