LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Si është ngritur biznesi i vajit të kanabisit në Maqedoni, janë licencuar 23 kompani

Si është ngritur biznesi i vajit të kanabisit në Maqedoni, janë licencuar 23 kompani

Maqedonia e veriut e ka parë industrinë e kanabisit mjekësor si një mundësi të mirë për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. Top Story do të shfaq në këtë dokumentar, sesi ushtrohet ky aktivitet në vendin fqinj, efektet shëndetësore dhe financiare.

Ky biznes nis në vitin 2016, ku u ndryshua ligji, i cili tashmë do të lejonte kultivimin, tregtimin dhe shitjen e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Deri më tani kemi dhënë 23 licenca; një pjesë e tyre janë për hapësira të mbyllura, plantazhe të mbyllura për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore me drita speciale. Konsiderojmë se kjo është një fushë jashtëzakonisht e mirë për investim, sepse ne përkrahim sektorin e biznesit të investojë e rrjedhimisht shteti jonë të përfitojë duke shënuar rritje ekonomike, që kontribuon për rritje të GDP dhe stimulon punësime të reja”, thotë Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë, Maqedoni e Veriut

Pas ndryshimit të ligjit, menjëherë u licencuan 23 kompani nga autoritetet maqedonase, ndërsa janë pritje edhe 30 të tjera. Ekspertët e fushës në Maqedoninë e Veriut janë skeptikë për të ardhmen e këtyre bizneseve, sepse ata nuk duhet thjeshtë të prodhojnë kanabis, por duhet të kultivojnë kanabisin mjekësor.

“Shumica e kompanive që janë hapur në Maqedoni, s’e dinë se çfarë po bëjnë. S’i njohin përparësitë e biznesit. Është një biznes shumë serioz dhe disa prej tyre nuk e dinë se në çfarë po futen. Kjo do të thotë që ndoshta 80% – 90% e kompanive në Maqedoni s’do të kenë një histori të suksesshme. Sepse shumica nuk e dinë se në çfarë po futen”, tregon Kostandin Dukovski, Kryetar i Shoqatës së Kanabisit, Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut e ka fokusuar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në tre shtylla kryesore, ekonomike, juridike dhe sociale. Në aspektin ekonomik “industria e kanabisit” do të gjenerojë të ardhura të majme, si dhe vende të reja pune.

“Parë nga aspekti ekonomik ky interes për investim në kanabis do të kontribuojë për ekonominë. Parashikimet janë që kontributi në rritjen e GDP të jetë rreth 1% ose përkthyer në para rreth 100 milionë euro. Konsiderojmë se kjo do të stimulojë edhe rritjen e punësimeve për shkak se objekte të mëdha kërkojnë numër të madh të punësuarish. Ata do të kenë nevojë për edukim përkatës në fushën e farmacisë dhe në fushën e agronomisë”, thotë Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë, Maqedoni e Veriut

Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore redukton kostot për ndjekjet penale.

“Në kontekstin legal, reduktohen kostot e prokurimit, ndjekjeve penale, një aktivitet që dikur ka qenë kriminal, tani nuk është më kriminal. Kemi dhe reduktime të kostove të ndjekjeve penale”, thotë Bardhyl Dauti, Ministër i Investimeve, Maqedoni e Veriut

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Të gjithë mezi po e prisnin: Rama publikon pamjet mbresëlënëse dhe i lë pa fjalë qytetarët (Video)

Close