Home . Opinione . Si po përpiqet të përçaj Basha, kritikët e tij?

Si po përpiqet të përçaj Basha, kritikët e tij?

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të deinkurajoj legelizimin e fraksioneve brenda Partisë Demokratike, me shpresë se kundërshtarët e tij do të lodhen dhe do të përçahen.

Kundërshtarët e tij në të vërtet nuk po kërkojnë fraksione brenda Partisë Dmeokratike, por zgjedhje të lira dhe të drejta, me qëllim që të legjitimohet udhëheqja e re. Sipas tyre zgjedhjet e 22 Korrikut ishin tërësisht të manipuluara dhe se legjitimiteti I Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike është I dyshimtë. Kërkesa e tyre për një garë reale, nuk është deomos kërkesë për fraksion, por kërkesë për të verifikuar shumicën që udheheq Partinë Demokratike.

Ata kanë paralajmëruar një pëprpjekje për tu bashkuar në kërkesën e tyre, për legjitimim të udhëheqjes së Partisë Demokratike, e cila po merr trajtat e një lëvizje brenda PD.

Por përse Basha flet për fraskion para se të flasin iniciatorët e kësaj lëvizje?

Është e qartë se Lulzim Basha kërkon ta zgjidh këtë çështje duke nisur nga pika e fundit. Ai refuzon të vendos në pikpyetje legjitimitetin e tij dhe kërkon të defaktorizoj kudnërshtarët. Rruga e vetme që ai ka, është të shtyj përmes retorikës idenë e mospranimit të fraksioneve brenda PD, me qëllim që kundërshtarët e tij, të përçahen dhe të lodhen me idenë nëse duhet ndenjur brenda duke ju lutur Bashës, apo duhet vazhduar me diçka të re

Duke folur për fraksionet dhe mos pranimin e tyre, Basha shkon tek zhvillimi ekstrem brenda PD, pa filluar ende një lëvizje zyrtare kundër tij. Ai është duke u treguar derën kundërshtarëve, jo që të ikin të gjithë, por ti përçaj dhe disa ti kap rrugës, duke I konsideruar kundërshtarë konstruktivë.

Qëllimi I tij është që të shmang përballjen me ta dhe të pastroj llogaritë, duke I nxjerr jashtë partisë. Me këtë ai siguron jo vetëm qetësinë e brndëshme por dhe një alibi tek demorkatët që mendojnë se duhet të jenë të bashkuar.

Ndaj deklarat e tij kudnër fraksioneve, e pasuar nga ajo e Palokës dhe mbështetësve të tjerë të tij, është thjeshtë një lëvizje për të përçarë kundërhstarët e tij, tek ideja e fraksionit, apo krijimit të një force të re.

Duke qenë se kundërshtarët e tij nuk janë uniformë, por janë përballë tij për arsye të ndryshme, dhe objektiva të ndryshme, ai shpreson se mund të arrij ti mbaj ata të ndarë nga njëri tjetri, derisa ti eleminoj.

Pastaj PD është e gjitha e tij. Dhe natyrisht edhe humbja.

Mos Humbisni:
Pasagjeri i “pazakontë/ E pëson keq i riu që udhëtoi i kapur pas xhamave të trenit që lëvizte me shpejtësi 110km/orë (VIDEO)

Close