LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Si ta kuptoni se nuk do të lindni fëminjë si çiftit

Si ta kuptoni se nuk do të lindni fëminjë si çiftit

Me infertilitet të çiftit kuptohet mosarritja e shtatzënisë nga ana e çiftit pas 12 muajsh raportesh të rregullta seksuale. Shkaqet mund të jenë me arsye femërore, mashkullore ose të të dy partnerëve.

Infertiliteti është një problem që prek 10% deri në 20% të çifteve të moshës fertile. Ky fenomen po rritet për herë dhe më tepër për shkaqe të ndryshme si: prania e faktorëve ambiental të disfavorshëm, si ndotja, stresi, duhani, ushqyerja e gabuar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, faktorët psiko-emocional.

Ne lidhje me faktorin mashkullor përveç vizitës se andragogut, një rëndësi ka kryerja e një analize të thjeshte siç është spermograma. Nëpërmjet saj ndeshen situata të tilla si:

-Oligospermia: kur konceptimi i spermatozoideve në lëngun seminal është nën 20milion/ml

-Astenospermia: lëvizja e spermatozoideve është nën 30%

-Teratospermia: përqindja e formave normale është nën normë, pra 30%

-OligoAstenoTeratospermia: kur të tre situatat e mësipërme ndeshen së bashku

Diagnoza e infertilitetit femëror është mjaft kompleks siç është dhe vet organizmi i femrës. Pikë së pari duhet parë nëse gruaja ka ovulacione të rregullta. Për këtë duhen ekzaminime ekografike për të parë ovulacionin. Njëkohësisht duhen një sërë dozimesh hormonale për të verifikuar procesin endokrin. Hormonet qe duhen dozuar janë FSH,LH dhe Estradioli (ditën e 2-3 të ciklit)dhe Progesteronin pas ovulacionit. Ekzaminimi plotësohet duke matur gjithashtu Prolaktinen dhe TSH.

Me anë të ekografisë shihet struktura uterine dhe vezoriale dhe prania eventuale e fibromave uterine apo kisteve vezoriale. Gjithashtu gruaja mund t`i nënshtrohet isterosalpingografise, laparaskopise, testit post koital.

 

Loading...
More in Shendeti
Qimet në trup nuk janë një telash, por një tregues shëndeti

Close