LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Si të ruajmë sa më gjatë nxirjen e lëkurës

Si të ruajmë sa më gjatë nxirjen e lëkurës

Të ruash ngjyrën që keni marrë në plazh nuk është shumë e vështirë, mjafton të ndiqni këshillat më poshtë…

Të gjithë e adhurojnë ngjyrën çokollatë në lëkurë, por ajo nuk zgjat shumë. Pas mbarimit të pushimeve, çdo ditë e më shumë ngjyra fillon e zbehet. Por të ruash ngjyrën që keni marrë në plazh nuk është shumë e vështirë, mjafton të ndiqni këshillat më poshtë:

Para se të aplikoni ndonjë produkt në lëkurën tuaj dhe para se të dilni për të marrë rrezet e diellit, bëni një skrab. Do të largohen qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

Pas skrabit, hidratoni lëkurën tuaj, me kremra ose vajra. Do ju sugjeronim vajin e kokosit dhe të bajames.

Kur dilni në diell përdorni krem me spi sipas llojit të lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të çelët, duhet patjetër ta mbroni me spi 50.

Përdorni produkte pas diellit, të cilat qetësojnë dhe riparojnë lëkurën tuaj, ndikojnë për të rritur qëndrueshmërinë e nxirjes.

Këshilla e fundit është të qëndroni larg nga sauna, banjot e gjata me ujë të nxehtë, shmangni aktivitetet që përfshijnë djersitje të tepërt.

Loading...
More in Shendeti
Lamtumirë gastritit me manaferra

Close