LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Si t’i fshihni thinjat pa i lyer flokët

Si t’i fshihni thinjat pa i lyer flokët

Me nisjen e daljes së thinjave, një problem më vete është fshehja e tyre, ku për këtë qëllim pjesa më e madhe e njerëzve i drejtohen lyerjes. Por për të mos shkuar deri te përdorimi i kimikateve, një këshillë praktike dhe natyrale mund të ndiqet lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Në këtë drejtim propozohet një maskë e cila ndihmon për fshehjen e thinjave. Për këtë maskë nevojiten gjysëm filxhani me kafe të fortë, një filxhan kos natyral dhe 1 lugë uthull molle.

Për përgatitjen e kësaj maske, rekomandohet që të përziehen të gjithë përbërësit e sipërpërmendur deri sa të bëhet një masë homogjene. Pasi të keni larë kokën me shampo, këtë maskë aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëreni për 90 minuta, duke vendosur në kokë një qese enkas për dush. Pasi të ketë kaluar koha, shpëlajeni kokën mirë, ndërsa maksimumi i aplikimit të kësaj maske mund të bëhet dy herë në javë, për 6 javë rresht.

Nëse keni ndjekur këtë regjim do të shihni flokun tuaj më të errët dhe me thinjat e mbuluara tamam si të lyera. Por pasi të keni arritur në këtë rezultat kjo maskë mund të përdoret vetëm një herë në javë, duke vijuar të japë të njëjtin efekt për mbulimin e thinjave.

Loading...
More in Shendeti
Tullacët, të predispozuar për probleme me zemrën

Close