LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Si u bëra mjek personal i Enver Hoxhës?!

Si u bëra mjek personal i Enver Hoxhës?!

Mjeku Isuf Kalo, i rikthyer në vëmendje të opinionit pas një harrese disa dekadëshe nga rrënia e regjimit diktatorial, me botimin e librit “Blloku”, është i ftuar i vetëm në emisionin “Opinion”, ku krahas episodeve të publikuara po flet dhe për jetën e tij, e marëdhëniet me ish diktatorin Enver Hoxha, mjek personal i të cilit ka qenë.

“Në klinikën speciale për një kohë të gjatë nuk ka pasur mjekë personal. Për Enver Hoxhën, në të vërtetë, është kujdesur fillimisht Ibrahim Dervishi, pastaj një doktor Shameti i cili çuditërisht u arratis në Çeki, më pas Fjezi Hoxha është marrë shumë. Ky që u arratis ishte drejtor i klinikës speciale dhe u arratis nga vitet ’60 kur ne u prishëm me kampin socialist. Ai kishte të dashurën e tij në Çeki dhe simuloi një situatë sikur do shkonte për kurim, e prej andej iku. Dhe nuk u përzje më në politikë, e bëri për arsye personale. Nuk tha asgjë për Enver Hoxhën, ai mori një shumë parash që nuk i ktheu më.

Unë me Enverin kam patur raport mjek-pacient. Në vitet ’70-’73 u caktova mjek personal për Hysni Kapon që vuante nga diabeti. Hysni Kapo, me iniciativën e tij, nuk ka qenë kërkesa e Enverit, i propozoi Enverit që unë të kaloja tek ai. Hysni Kapo më thirri në shtëpi dhe më tha që Partia të ka caktuar një detyrë të rëndësishme të kujdesesh për Enverin dhe tha nëse e bën mirë detyrën partia dhe populli nuk do të harrojë kurrë”, tregoi Isuf Kalo.

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X
“Rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”! Kujt i drejtohet Rama?!

Close