LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Si u përfshi 3 vite më parë në një konflikt të ashpër fizik disa metra larg Drejtorisë së Policisë ish polici Santiago Malko

Si u përfshi 3 vite më parë në një konflikt të ashpër fizik disa metra larg Drejtorisë së Policisë ish polici Santiago Malko

Ish policI Santiago Malko ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale 3 vite më parë. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 dje 26 vjeç dhe 23 vjeçari Santiago Malko, ky i fundit ish punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

Ata janë përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, në rrugën “Ismail Alla”, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi. Të dyja palët, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Ka qenë ish-­polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-­vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë. Është raportuar se dy vëllezërit i kishin marrë pistoletën ish-policit dhe kanë tentuar ta vrasin.

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X
Hyri me kapele në v.rasjen në ish-bllok, mik i Vis Martinajt! Kush është ish-polici që u e.kzekutua sot te ‘Xhamlliku’,

Close