LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Sigurimi i automjeteve, ulet sërish tarifa vjetore e TPL-së

Sigurimi i automjeteve, ulet sërish tarifa vjetore e TPL-së

Tarifa e sigurimit të detyrueshëm, TPL, për automjetet është rikthyer ditën e djeshme në nivelin e mëparshëm, që ishte rreth 16,500 lekë.

Pak ditë më parë, shoqeria publike e sigurimeve, INSIG, rriti tarifën e TPL-së në rreth 22,000 lekë. Kjo bëri që të gjitha shoqëritë e sigurimit të ndiqnin një trend rritje çmimesh, për sa i përket kësaj tarife të detyrueshme sigurimi për automjetet.

Vendimi për të rritur  tarifën TPL të INSIG-ut, u mor në mënyrë të papritur, duke mos marrë parasysh asnjë studim apo analizë të tregut, nga drejtori i kësaj kompanie, Tomorr Kalaja. Për më tepër ai e mori këtë vendim pa u konsultuar me Bordin Mbikëqyrës të INSIG-ut, gjë që solli edhe shkarkimin e tij të menjëheshëm.

Tarifa e TPL
Dy ditë më parë Bordi i Mbikëqyrjes së INSIG-ut deklaroi se tarifa e TPL-së do të rikthehej në nivelet e mëparshme. Kjo u zyrtarizua ditën e djeshme dhe si rrjedhojë kjo tarifë tashmë është 15,000 lekë deri në 16,000 lekë, në varësi të fuqisë motorrike të automjetit. Ulja e kësaj tarife vjen një ditë pas urdhrit të Ministrisë së Finacave për të sharkuar drejtorin e përgjithshëm të INSIG-ut, Tomorr Kalaja. Ndërkaq, kjo tarifë do të jetë e përkohshme. Burime nga INSIG-u kanë bërë të ditur se tarifa e TPL-së do të rritet. Kjo rritje do të bazohet në një studim të tregut dhe pritet që të mos jetë në nivelet e vendosur nga drejtori Kalaja.

Shoqata e Siguruesve
Rritja e tarifave të TPL-vë është argumentuar nga Shoqata e Siguruesve, duke u bazuar në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, si edhe rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim. Nga ana tjetër ajo që vlen të theksohet në rritjen e tarifave të TPL-ve është fakti se kjo rritje erdhi në të njëjtin kohë, si nga kompania publike e sigurimeve INSIG, ashtu edhe nga ato private.
 Shqiptarja.com 

Loading...
More in Ekonomi
Shiten katër kompani, lista e privatizimeve strategjike

Close