LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sinanaj dëshmon vrasjen e Veizit dhe Çelës, gjenden pistoletat e krimit

Sinanaj dëshmon vrasjen e Veizit dhe Çelës, gjenden pistoletat e krimit

Hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e kanë cilësuar si bindëse dhe të sinqertë dëshminë e bashkëpuntorit të drejtësisë, Julian Sinanaj. Kjo pasi në zonën e Vlorës, pikërisht në vendin ku ai kishte rrëfyer se kishte fshehur pistoletat me të cilat ka vrarë Sokol Veizin dhe biznesmenin Agron Çela, hetuesit e çështjes kanë gjetur dy pistoletat, me të cilat është kryer krimi.

Armët tashmë janë dërguar për ekspertim balistik në laburatorin e policisë shkencore, ndërkohë që për të dyja ngjarjet hetuesit të çështjes gjatë ditës së djeshme, mësohet të kenë marrë në pyetje familjarët e viktimave dhe disa prej dëshmitarëve kyçë. Sinanaj ka treguar se të dyja krimet i ka kryer për llogari të kushërinjve Mëhillaj, pasi këta të fundit në rastin e peshkatarit Veizi, i kanë premtuar 1500 metra tokë në Vlorë dhe në rastin e biznesmenit Çela, i kanë dhënë 35 mijë euro.

Mohimet e krimeve
Dy të penduarit Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, janë pyetur për një seri ngjarjes të pazbardhura nga Prokurorët e Krimeve të Rënda. Llogari u është kërkuar lidhur me vendosjen e tritolit në automjetin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por në fakt për këtë ngjarje të dy të penduarit kanë mohuar implikimin e tyre në vrasje. Një tjetër ngjarje që dy të penduarit kanë mohuar para prokurorëve, është dhe rasti i vrasjes me tritol i shtetasit Xhemal Çela në Durrës.

Ata kanë treguar se kanë dëgjuar në media për ngjarjen, por nuk kanë qënë ata autorët. Një pyetje tjetër që prokurorët i kanë bërë Sinanaj dhe Gjokonës, është dhe rasti i vendosjes së tritolit në makinën e prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili. Për këtë të fundit të penduarit kanë pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen konkrete, dhe skishin inforamcion mbi autorët e krimit.

Për politikanët
Gjatë intervistimit të gjatë, Sinanaj ka treguar se nuk ka marrë asnjë urdhër të drejpërdrejtë nga njerëz të politikës. Në dëshminë e tij, vrasësi me pagesë ka sqaruar se Mëhillajt në rastin e Ardian Kollozit i kanë pohuar se vendosjen e tritolit, e dëshironte një politikan, por nuk ka mësuar rreth emrit dhe funksionit të njeriut që dëshironte vendosjen e tritolit në banesën e kandidatit për deputet të PD në Vlorë, Ardian Kollozit.

Loading...